Të shtunën në orën 11.00, protestë para Bashkisë
Grupimi “Për Publiken”, ka njoftuar mbajtjen e një proteste ditën e shtunë, ora 11.00 para Bashkisë së Tiranës. Thuhet në njoftim:
“Mushkëria e vetme e Tiranës po merr goditjen e fundit të betonizimit. Ju ftojmë të mblidhemi të gjithë nesër (e shtunë, ora 11.00) para Bashkisë, për të marshuar më pas drejt Parkut të Liqenit, aty ku po kryhet atentati më i shëmtuar ndaj qytetit.
Përtej ngjyrave politike, përtej interesave të vogla meskine; le të tregojmë ndërgjegjen qytetare duke u bashkuar të gjithë për mbrojtjen e Parkut të Liqenit e për ti thëne ndal punimeve!”
/k.p./