Modeli transgjinor që po çmend pasarelat e modës në New York
Modeli i New York, Laith Ashley ka gjetur sukses në pasarelë gjatë këtij viti.
Modeli 26-vjeçar ka qenë prezent nëpër shfaqjet e New York Fashion Week për Adrian Alicea dhe Gypsy Sport.
Suksesi i Ashley-t ka ardhur shumë shpejt, pasi ai ka filluar tranzicionin e tij mjekësor vetëm disa vite më parë.
Pasi e kuptoi në moshën pesë vjeçare që kishte një “keqvendosje” në trupin e tij, Ashley tha se ju desh deri në moshën 17 vjeçare për të dalë hapur.
Por në atë kohë, ai doli hapur si gej, duke u thënë prindërve të tij se kishte një të dashur vajzë.
“Të jesh model tashmë është padyshim emocionuese. Unë jam gjithmonë i shokuar kur shkoj në palestër ose në dyqan dhe njerëzit më njohin. Kjo më bën të ndjehem mirë, por mund të jetë edhe pak shokuese, “tha ai.
“New York Fashion Week ishte gallatë – është për të qeshur pasi unë kurrë nuk kam patur për qëllim të bëhem model,” tha ai.
“Thjesht ndodhi … çdo gjë ndodh për një arsye dhe unë mezi po pres të shoh se ku do të shkoj nga këtu.”
Për daljen e tij hapur në moshën 17 vjeçare, ai tha: “Në atë kohë unë nuk e dija se çfarë ishte një transgjinor, kështu që thjesht u thashë që kam një të dashur vajzë. Por nuk jam ndier kurrë mirë me idenë e të qënit një grua lezbike.”
Duke qënë se nëna e tij është një e krishterë, Ashley kryesisht gjeti pranim tek babai i tij.
“Babai im ishte ok. Unë i thashë atij se në qoftë se ai do të ishte krenar për mua, kjo do të largonte fuqinë e njerëzve që kritikojnë. Kujt i intereson se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë, në qoftë se ai është krenar për mua? ”
Gjashtë vjet kaluan para se të fillonte të kishte tranzicionin mjekësor, shpjegon ai.
“Sapo kalova frikën, nuk mund të ndalesha më. Jam më rehat se kurrë ndonjëherë.”
Pasi ka fituar tashmë 60.000 ndjekës në Instagram, duke përfshirë fansa të profilit të lartë, të tilla si Laverne Cox dhe Whoopi Goldberg, Ashley thotë se ka patur një periudhë “shumë tronditëse”.
“Unë e di që shumë duan të bëhen si unë, sepse unë mund ti përshtatem imazhit që ata dëshirojnë të arrijnë, gjë që është e mrekullueshme , por unë dua që ata të dinë gjithashtu se udhëtimi i jetës së tyre, është e tyri”. “Njerëzit duhet të jenë të vërtetë me veten e tyre – ata nuk kanë pse ti përshtaten një kornize.”/A.A.