Një tjetër ditë në kampin e Idomenit, mes baltës dhe infeksioneve por me sytë nga Brukseli
Fshati i vogël kufitar Idomeni në Greqi është kthyer në një kamp gjigand tendash ku 12.000 burra, gra dhe fëmijë përballen me shiun, baltën dhe infeksionet që po përhapen me shpejtësi.
Refugjatët prej ditësh nuk lejohen të kalojnë në Ballkan për shkak të mbylljes së kufijve. Ata presin me shpresën se takimi i nivelit të lartë i BE-së më 17 mars mund të çojë në rihapjen e rrugës së migrimit përmes Ballkanit.
Edhe në kampin e Idomenit, pjesa më e madhe e bisedave mes refugjatëve, është e fokusuar në takimin e ardhshëm mes liderëve të BE dhe Turqisë. Shumë prej tyre shpresojnë se ky takim do të mbyllet me një zgjidhje optimiste për ta, raporton Jacob Resneck për DW.

“Ju lutem më ndihmoni që të takoj tim bir”, shkruhet në pankartën që po mban në dorë
Ndëkohë qeveria greke po përballet me atë që shumë shpejt po kthehet në një krizë humanitare, duke shtuar kapacitet për rreth 50.000 njerëz në qendrat e pritjes të ndërtuara në pikat kufitare. Megjithatë, refugjatët ngurrojnë të kërkojnë azil në Greqinë e prekur nga kriza ekonomike, që ka pak mundësi për punësimin dhe asimilimin e tyre në shoqëri.

Pavarësisht kushteve, fëmijët gjejnë një mënyrë për t’i shpëtuar dëshpërimit
Kthimi në Turqi, opsion i papranueshëm për refugjatët
Këta njerëz kanë paguar mijëra euro duke rrezikuar jetët e tyre për të ardhur nga Turqia drejt Greqisë dhe nuk kanë dëshirë të kthehen mbrapsht.
Mahmoud, një 22 vjeçar nga Aleppo tha se e ka provuar jetën në Stamboll dhe është përballur me punëdhënës të paskrupullt. “Unë punoja shumë fort, gjithë ditën, e në fund nuk më paguanin” tha 22 vjeçari për DW.
/l.k./
Mijëra emigrantë u përballën me një tjetër ditë vuajtjesh në kampin e Idomenit në Greqi/ Video VOA
Burimi: /DW / VOA