Kryeministri kanadez shpjegon se pse është e rëndësishme të jesh feminist
Kryeministri kanadez Justin Trudeau me krenari deklaroi se është feminist gjatë një takimi global që Huffington Post Canada organizoi në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
“Unë vetë jam feminist dhe besoj se ne duhet të sigurohemi që kemi barazinë e pagave dhe barazi gjinore në gjithë bordin,” tha ai.
Lideri 44-vjeçar Liberal ka theksuar të drejtat e grave si një përparësi kryesore për partinë e tij që kur mori detyrën në nëntor, dhe ka inkurajuar ministrat e kabinetit të tij – 15 gra dhe 15 burra – të bëjnë të njëjtën gjë.
Trudeau dominoi në titujt e fund vitit të kaluar, kur një gazetar e pyeti se pse ishte kaq e rëndësishme për të që të emërojë kabinetin e pare të Kanadasë të balancuar gjinor në ditën e inaugurimit të tij. “Sepse është viti 2015,” u përgjigj ai, pa hezitim.
Udhëheqësi premtoi me shpejtësi për të nisur një hetim kombëtar për mijëra gra indigjene të cilat kanë humbur ose janë vrarë në Kanada gjatë dekadave – një masë që ish-kryeministri Stephen Harper e kundërshtoi, pavarësisht një proteste publike.
Kanadaja renditet e 30-ta nga 145 vende për barazi gjinore, dy vende pas SH.B.A., sipas Forumit Ekonomik Botëror.
WEF parashikoi se do të duhen edhe 117 vjet për të mbyllur hendekun gjinor global ekonomik, vuri në dukje lexuesi i HuffPost Bushra Ebadi, që pyeti Trudeau se çfarë do të bëjë Kanadaja për të përshpejtuar procesin.
Trudeau vuri në dukje nevojën për ndryshime legjislative dhe sociale për avancimin e barazisë gjinore. Gratë kanë sukses dhe shkëlqejnë me mundësi të barabarta dhe mbështetje, tha ai.
“Si ne e shikojmë arsimin në shkolla, si ne shohim se si kemi rritur gra dhe burra të rinj për të parë se e ardhmja është atje për çdo secilin prej tyre. Se si ne godasim mendimet patriarkale dhe dhunën me bazë gjinore,” tha ai për HuffPost Kanada. “Dua të them, ka një ndryshim të tërë shoqëror që duhet të ndodhë, që kalon nëpër të drejtave riprodhuese të grave si dhe një mori gjërash të tjera.”
Në një editorial që u shfaq në The Globe and Mail të martën, Trudeau vlerësoi hapat e vendit të tij drejt barazisë gjinore, por theksoi se ka akoma shumë ” punë të vështirë” për të bërë.
“Shumë thjesht, ne duhet të bëjmë më shumë”, shkroi ai në gazetën Canadian. “Ne nuk duhet të trembemi nga fjala feminizëm… Barazia nuk është një kërcënim, është një mundësi.”/A.A.