Punimet tek stacioni i Trenit/ Banorët në protestë para Bashkisë: Po na vjedhin tokën
Ndërsa vazhdojnë punimet për bulevardin tek “Stacioni i Trenit”, banorët e shpronësuar kanë dalë në protest pasi nuk janë dakord me dëmshpërblimet që iu është bërë. Protesta është zhvilluar përpara bashkisë së Tiranës.
Banorët kanë kërkuar që të rishikohet vendimi për shpronësimet, pasi sipas tyre, me aq para nuk ngrenë dot shtëpinë tjetër dhe kërkojnë një banesë.
“Vetëm po vdiqëm ne do të prishen shtëpitë, – tha një banor – Po na vjedhin tokën, nuk na japin lekët sipas çmimit të tregut. Ne jemi në shtëpitë tona dhe në të njëjtën kohë që po bëjnë negociata me kreun e bashkisë, kanë ardhur letrat për prishjen e 10 shtëpive të para. Ne presim që Erion Veliaj të bëhet pjesë e zgjidhjes së problemit, prandaj kemi ardhur ta takojmë, por ai po punon me dy standarde”, janë ankuar banorët. /m.g
Burimi: Gazeta Shqip