Konferenca e Futbollit të Grave të FIFA-s dhe Lidershipit
Edicioni i dytë i Konferencës së Futbollit të Grave të FIFA-s dhe Lidershipit zhvillohet në Shtëpinë e FIFA-s të hënën në 7 mars, dhe mund ta shikoni live në FIFA.com.
Duke filluar nga ora 08:30 (me orën e Evropës Qëndrore), do të transmetohet gjatë gjithë ditës pasi konferenca me titull “Barazia Nëpërmjet Reformës”, sjell së bashku një gamë të gjerë zërash nga sporti dhe shoqëria e gjerë për të diskutuar mënyrat në të cilat futbolli i grave dhe gratë në futboll mund të promovohen më tej – veçanërisht në dritën e reformave të fundit të FIFA-s. Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantino, Abby Wambach, Kristin Hetle, Sunil Gulati dhe legjenda e tenisit Billie Jean King janë ndër figurat e profilit të lartë që do të flasin.
Konferenca përkon me festimin vjetor të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – që është një ditë më vonë, më 8 mars – dhe siguron një pikë fokale vjetore për gratë në sport dhe lidership. Ajo gjithashtu është pjesë e angazhimit të FIFA-s për të promovuar, zhvilluar dhe investuar në futbollin e femrave në mënyrë që sporti dhe ato që e luajnë atë të mund të rriten deri në potencialin e tyre të plotë në të gjithë botën./A.A.