Artan Fuga: Si të përballim një krizë refugjatësh që kemi te dera?
Brenda disa ditësh mendohet, nga media botërore, se në Greqi, numuri i refugjatëve sirianë dhe të tjerë, mund të arrijë në njëqindmijë persona që enden rrugëve, të uritur, të leckosur, në vuajtje të mëdha njerëzore.
Ne e kemi krizën e refugjatëve te dera dhe gjëja më e keqe që mund të bëjmë si komb, si shoqëri, si qytetarë dhe së fundi si qeveri, është të mbyllim sytë, të mos e marrim me alarmin që duhet, të mos e trajtojmë qartë në publik e në media, pra të bëjmë sikur tragjedia të mos jetë në shtëpitë tona.
Mund te mos ndodhi gje, por nuk perjashtohen edhe zhvillime dramatike qe mund t’i paguajme shtrenjte per dhjetra vjet mos me shume…
Ardhja e mijra refugjatëve sirianë dhe të tjerë në Shqipëri do të ishte një goditje e rëndë për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare, të përfshirë në një krizë varfërie dhe kaosi moral e social, por do të ishte edhe një kurth, dhe një vetëvrasje edhe për refugjatët, që do të ngecnin në një vend që jo vetëm nuk ka asnjë mundësi t’i mbajë, por edhe se do të jetonin mes tensionesh dhe moskuptimesh kolektive që padrejtësisht do t’u binin mbi kurriz.
Sigurisht ata e dinë këtë, e ndjejnë instiktivisht, e dëgjojnë nga media e huaj që në mënyrë komike këtë rradhë spontanisht na shërben duke transmetuar realisht një imazh të dobët dhe jo të pëlqyeshëm për vendin tonë, por ndofta ja u mësojnë edhe trafikantët e refugjatëve që rruga për në Gjermani e Suedi ku ata duan të shkojnë nuk kalon nga Shqipëria.
Imazhi i keq që kemi në botë, sot na bëka mirë! Historia është njëherësh tragjike, por edhe komike.
Cfarë duhet bërë ?
Mendoj se gjëja e parë është të tregojmë në planin ideologjik dhe strategjik se shteti shqiptar, hapur dhe fort, mendon se kriza e refugjatëve është e zgjidhme në vendet ku ata kanë lindur, në trojet e tyre. Atje sot është kolera, drama, shkatërrimi, prandaj Shqipëria duhet të marrë pjesë, sa i takon, për të rivendosur paqen dhe qetësinë në ato vende, bashkë me fuqitë e mëdha botërore. Armëpushimi në Siri është një fillim në rrugë të mbarë.
Mos bëjmë hipokritin. Vuajtjet e refugjatëve të uritur rrugëve të Athinës janë afër nesh, te gjitoni ynë. Mikpritja dhe solidariteti njerzor, i siqnertë, me refugjatët, nuk tregohet vetëm kur ata kalojnë një hap në territorin tonë, sepse njerzilliku nuk ka lidhje me territorin se ku zhvillohet drama.
Ja pra se çfarë duhet bërë, sipas meje, mos qendrojmë pasivë, mos merremi vetëm me kulisa diplomatike, po ta bëjmë çështje qytetare, cështje shoqërore pjesëmarrjen tonë si komb në zgjidhjen e kësaj drame, edhe opozita duhet të zgjohet për këtë çështje, edhe ambjentalistët, se kur thua se një pemë e prerë është një qenie e gjallë e vrarë, po një sirian, njeri si ti e si unë, i uritur, në Athinë, cfarë është???
Po nuk bëmë këtë brenda 24 orësh, më pas, kur kriza mund të na bjerê në kurriz do të ndodhemi përpara faktit të kryer dhe nuk do të kemi mundësi veprimi.
E mbi të gjitha ne duhet t’i shkulim nga koka ndonjë faktori jo miqësor me kombin tonë që mund të na punojë edhe ndonjë rreng nëse nuk jemi të zgjuar dhe nuk veprojmë shpejt. Të na mësyjë në rrypin e tokës kënetore që na ka mbetur trashëgim nga historia, dhe që e kemi boshatisur sepse bëmë politika të gabuara urbanizimi duke mbipopulluar buzën e Lanës, si shtrat ujrash të zeza, e në vend të shqiptarëve që ikin nga sytë këmbët nëpër Europë, të sjellin popullsi nga Lindja e Mesme, që pasi të ngujohen këtu për disa dekada, më pas të vendosen përfundimisht. Kjo, që sigurisht nuk ka të bëjë fare me dëshirat e refugjatëve të shkretë që enden nëpër Ballkan, do të ishte një goditje fatale për kombin tonë. Atë që nuk ta bëjnë ushtritë e huaja që vijnë me dhunë, ta realizojnë emigrimet masive, paqësore, në kushte krizash, dhe historia e përbotshme, ajo e Ballkanit dhe e Mesdheut veçanërisht, e dëshmojnë katërcipërisht.
Duhet vepruar brenda 24 orësh sepse përndryshe në qindra
vjet kombi në brezat e ardhëm do të na thotë vetëm një fjalë : Idiotët!
/l.k./
/ Artan Fuga, Facebook; Shkrimi i plotë këtu