Sërish protestë përpara Bashkisë; Tregtarët kundërshtojnë rritjen e taksës për hapësirën publike
Një tjetër tubim është zhvilluar sot përpara Bashkisë së Tiranës. Tregtarë, pronarë biznesesh të vogla dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kanë protestuar kundër rritjes së taksave për shfrytëzimin e hapësirave publike.
Sipas tyre, vendimi për rritjen e taksave, i marrë në 30 dhjetor 2015 është i padrejtë dhe antiligjor. Tregtarët e konsiderojnë si “gjobë” dhe jo taksë, sepse sipas tyrë është e padrejtë që të paguajnë një taksë të 10- fishuar që është ndryshuar pa dijeninë e tyre.
Shumë biznesmenë mbyllën lokalet, dyqanet e bizneset e tjera në shënjë proteste duke iu bashkuar tubimit përpara Bashkisë së Tiranës.
Përveç protestës, Nisma #Thurje në konsultim me përfaqësues të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha, i ka dërguar dje Këshillit Bashkiak një letër ku kërkohet pezullimi i mbledhjes së taksës për zënien e hapësirës publike për muajt Janar dhe Shkurt dhe anullimi i ligjit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore”.
/l.k./