Pronarët e bizneseve në protestë: “Me taksën e re për hapësirat publike jemi të falimentuar”
Pronarë të bizneseve të vogla kanë protestuar sot përpara Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar taksat dhe tarifat vendore.
Ata kundërshtojnë taksën e re për shfrytëzimin e hapësirave publike e cila sipas tyre është 10-fishuar. Pronarët janë lajmëruar këtë javë përmes një letre nga Bashkia e Tiranës për taksat e reja mbi ambjentet publike që shfrytëzojnë për tavolina apo shërbime të tjera.
Ata e konsiderojnë këtë si “gjobë” dhe jo taksë dhe shprehen se është e padrejtë që të lajmërohen tani për një taksë që është ndryshuar më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Pronarët thonë se kjo taksë po iu kushton më shumë se qeraja e bizneseve.
Përfaqësuesit e biznesit të vogël u shprehen të mashtruar nga Veliaj, pasi në fushatë elektorale ai kishte premtuar uljen e takave dhe lehtësira për biznesin.
/l.k./
DISA NGA ANKESAT E PRONAREVE TE BIZNESE DREJTUAR NISMES “THURJE”:
FOTOGALERI NGA PROTESTA: