Barack Obama lavdëron Ellen DeGeneres për fuqizimin e gejve
Obama u shfaq në episodin e fundit të The Ellen DeGeneres Show.
Presidenti amerikan Barak Obama kohët e fundit e ka kredituar moderatoren e talk-show-t Ellen DeGeneres si ndryshuesja e “zemrave dhe mendjeve” në betejën për të drejtat LGBT.
DeGeneres e filloi episodin e emisionit të kësaj jave duke falënderuar Obamën “për atë që keni bërë për komunitetin gej.”
Presidenti pohoi promovimin e tij për të drejtat LGBT “është një nga gjërat për të cilat unë jam krenar,” para se të lavdëronte mikpritësen e tij.
“Të ndryshosh zemrat dhe mendjet, unë nuk mendoj se dikush ka patur më shumë ndikim se ju,” i tha asaj.
“Ju që ishit e gatshme të deklaronit që ishit ajo që ishit, papritmas fuqizuat njerëz të tjerë.”
“Ligji erdhi, por ajo filloi me njerëz si ju.”
Në vend që ta merrte komplimentin seriozisht, DeGeneres u përgjigj me një shaka.
“Unë nuk jam vërtetë gej. Unë thjesht mendova se do të funksiononte, dhe mu desh të vazhdoja me të, sepse njerëzve u pëlqeu”.
Ndërkohë, DeGeneres ka patur arsye për të festuar muajin e kaluar, pasi shfaqja e saj mori një marrëveshje rinovimi të fuqishme – e cila do ta mbajë shfaqjen në transmetim deri në vitin 2020.
Shfaqja u transmetua për herë të parë në vitin 2003, por ende tërheq rreth 3,9 milionë shikues për episod.
DeGeneres e përdor shpesh shfaqjen si një platformë për të folur në lidhje me historitë dhe çështjet LGBT, dhe ka intervistuar shumë të famshëm – nga Caitlyn Jenner tek vetë Obama./A.A.