Aktorja e Harry Potter: Prindërit më detyruan të betohem në Bibël që mos të bëhem lezbike
Aktorja 74-vjeçare Miriam Margolyes është e njohur për rolin e saj si Profesoreshë Sprout në filmat e Harry Potter, si dhe për dhe filma si Mosha e pafajësisë.
Në një intervistë me Audioboom, aktorja – e cila ka qenë me partneren e saj Heather Sutherland për gati pesë dekada – foli sinqerisht për përvojat e saj, dhe për daljen hapur para prindërve të saj në vitet 1960.
Ajo tha: “Njerëzit të cilët ishin gej mëshiroheshin dhe talleshin nga prindërit e mi – ata nuk kishin kuptim modern të njerëzve të cilëve u lejohej të ishin ata që ishin.
“Dhe unë nuk ja thashë prindërve të mi, në fakt, deri sa isha gati 27 vjeç. Nëna ime ishte krejtësisht e tmerruar dhe e neveritur… dhe ja tha babait tim, edhe pse unë nuk doja që t’ja thoshte.
“Ajo ja tha atij, sepse ata ndanin gjithçka, dhe ata të dy më detyruan të betohem në Bibël, në mënyrën më formale, që unë kurrë nuk do të flija me një grua përsëri.
“Me të vërtetë e jashtëzakonshme, pasi babai im ishte mjek dhe në shumë mënyra ai ishte një njeri i shkolluar, veçanërisht rreth racizmit. Por në lidhje me homoseksualitetin… kurrë!”
Ajo shtoi: “Gjëja kurioze është se unë e përqafova homoseksualitetin me shumë gëzim dhe kënaqësi siç kam përqafuar çdo gjë tjetër në jetën time.
“Nuk është problem për mua – dhe jam shumë e lumtur. Dua që edhe gjithë të tjerët të jetë krejtësisht të lumtur për këtë.”
Në lidhje me partneren e saj, ajo tha: “Unë kam pasur një partnere për gati 50 vjet. Ne kemi qenë të lumtura, të dashuruara dhe të gëzuara me njëra- tjetrën, dhe ende jemi.
“Frika ime e vetme është se ajo do të vdesë para meje, ose unë do të vdes para saj – dhe një prej këtyre do të ndodhë, nëse nuk bëjmë një pakt vetëvrasjeje. Por nuk mendoj se ajo do ta pranonte këtë!”/A.A.