Futbollisti thotë: ‘Nuk do të jetoj më në një gënjeshtër’
Një yll regbije dhe ish lojtar futbolli ka dalë hapur si gej.
Brandon Davis, i cili shkon në Universitin e Shtetit të Montanës në Bozeman, doli hapur publikisht në një letër për OutSports.
Në letër Davis tha se kurrë nuk ishte ndjerë rehat të dilte hapur në Universitetin e Luizianës, ku ai më parë ka luajtur futboll amerikan.
Pas transferimit në Shtetin e Montanës, Davis thotë se ra në depresion pas nje ndarjeje, por nuk pendohet që ju bashkua ekipit të regbisë së shkollës.
“Po jetoja në një gënjeshtër dhe kurrë nuk do të fshihem më për asnjë,” shkroi ai në OutSports.
“Të dalësh hapur është ndjenja më e mirë në botë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të dish kush je dhe ta pranosh këtë. Ishte si të kisha rilindur, dhe që nga ajo ditë jeta ime ka ndryshuar në mënyrë drastike për të mirë.”
“I jam shumë mirënjohës ekipit tim të regbisë që më shikon si një mik dhe shok skuadre dhe jo si ‘djali gej,” tha ai.
“Njerëzit që mendova se do të më urrenin më shumë, në të vërtetë janë njerëzit që më përkrahën më shumë.”/A.A.