Bashkia bën kompromis, opozita “show” – QYTETARET PAGUAJNE!
Çmimi i biletës së transportit urban në Tiranë u rrit sot nga 30, në 40 lekë. Kjo pas vendimit të marrë më 30 dhjetor nga Bashkia Tiranë, për rritjen me 33 përqind të çmimit të biletave dhe aboneve për autobusët urbanë.
Ata që do të paguajnë çdo ditë 10 lekë më shumë, qyetarët, u bënë sot dëshmitarë të spektaklin politik të rradhës mes Bashkisë së Tiranës, Opozitës dhe firmës private përgjegjëse për transportin publik
Filimisht bashkia vendosi 18 gjoba ndaj operatorëve të shërbimit urban për shkak të vonesave, kushteve të këqija dhe fatorinove të dehur.
E më tej opozita, e akuzuar se e ka çuar transportin urban deri në këtë pikë, dorëzoi përpara kamerave një padi në gjykatë ndaj asaj që e quajti pakt abuziv mes firmës private dhe Erion Veliajt.
Por çfarë mendojnë qytetarët për rritjen e çmimit të biletës?
Në këtë podcast do të dëgjoni opinionet e qytetarëve që protestuan sot përpara Bashkisë së Tiranës dhe mendimet e atyre që si çdo ditë tjetër, ishin të detyruar të përdorinin transportin publik.
Për të dëgjuar podcastin kliko më poshtë:
/l.k./
http://historiaimecom.polldaddy.com/s/cila-%C3%ABsht%C3%AB-tema-q%C3%AB-na-sugjeroni-p%C3%ABr-podcastin-e-radh%C3%ABs-1