Digjen banesat e familjeve rome në Shkozë
Një zjarr masiv ka përfshirë banesat e rreth 30 familjeve rome në zonën e Shkozës. Nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, por janë shkatërruar tërësisht barakat, duke lënë në qiell të hapur dhjetra familje.
BalkanWeb raporton se janë djegur 15 baraka në të cilat jetojnë mesatarisht nga 5-6 persona. Shumë prej tyre kanë qenë foshnja, që fatmirësisht janë shpëtuar nga zjarrëfikësit. Në zonën e Shkozës ka gjithësej 55-56 banesa të familjeve rome.
Pas shuarjes së zjarrit banorët janë përplasur me forcat e policisë, pasi këta të fundit kishin si alternativë strehimin e familjeve rome nëpër çadra. Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve t’ju sigurojnë strehim pasi nuk kanë ku të shkojnë dhe në shenjë proteste kanë sulmuar me gurë vetratat e xhamave të banesave sociale. /m.g