Super stuhia “Jonas”, ka gjunjëzuar Amerikën
Amerika ka ngrirë nga Stuhia “Jonas”. Bregu Lindor i Amerikës, është zgjuar sot i përpirë nga dëbora pasi super stuhia historike “Jonas”, goditi vendin të shtunën. Stuhia ka përfshirë plot 12 shtete me rreth 85 milionë banorë.
Glengery dhe Virxhinia Perëndimore, janë më të prekurat me mbi 1 metër lartësi dëborë, por stuhia ka goditur gjithësej 67 qytete më së shumti në Virxhinian Perëndimore, Virxhinia dhe Merilend ku është raportuar dëborë me trashësi 60 cm.
Përveç bllokimit të qyteteve, stuhia ka marrë deri tani 19 jetë njerëzish. 13 persona kanë vdekur në aksidente automobilistike për shkak të kushteve të kqëija klimaterike në Arkansas, Karolinën e Veriut, Kentaki, Ohajo, Tenesi dhe Virxhinia. Një person në Merilend dhe tre në Nju Jork, vdiqën gjatë kohës që ishin duke pastruar dëborën. Si dhe dy persona ndërruan jetë në Virxhinia nga hipotermia.
Dhjetë shtete kanë shpallur gjendjen e emergjencës në Amerikë, me më shumë se 12.000 fluturime të anulluara. Gjithashtu është bllokuar trafiku dhe linjat hekurudhore. Nju Jorku ka ndaluar qarkullimin e autoveturave private dhe transportit publik, ka ndaluar hekurudhat lokale si dhe ka mbyllur tunelet e urat lidhësë në Manhatan. /m.g