Gjendja e grave në strehimet e refugjatëve
Gratë përbëjnë një të tretëtn e numrit të azilkërkuesve në Gjermani dhe gjithashtu grupin më të rrezikuar nga sulmet seksuale në kampet e refugjatëve.
Këtë problem e ka pranuar edhe ministrja e Grave, Manuela Schwesig e cila ka thënë se Herë pas here ka raporte për sulme seksuale ndaj grave. Situatëa e grave dhe vajzave në strehimet e refugjatëve është e vërshtirë. Strehimet shpesh janë të tejmbushura, burrat dhe gratë flenë në një dhomë ose përdorin të njëjtat pajisje sanitare. Është e qartë se nevojat e posaçme të grave në strehime deri tani nuk respektohen si duhet.
Ministrja Manuela Schwesig ka thënë se gratë azilkërkuese kanë nevojë për mbrojtjen e të gjithëve sepse “ato kanë marrë arratinë prej luftës, terrorit dhe shtypjes dhe shumë prej tyre e përjetojnë dhunën edhe në ikje e sipër”, thekson ministrja.
Një tjetër problem për viktimat e dhunës seksuale, është se ato shpesh nuk dinë kujt t’i drejtohen. Për këtë arsye, për t’iu ardhur në ndihmë, është ngritur një linjë direkte telefonike, e cila punon 24 orë në ditë dhe gratë e prekura i këshillojnë në 15 gjuhë të ndryshme.
Ministrja e Grave, kërkon gjithashtu që edhe në kurset e integrimit të përfshihet tema e barazisë gjinore, “Ka rëndësi që ta dinë të gjithë meshkujt se pikërisht çështja e barazisë gjinore është shumë e rëndësishme në kodin tonë të vlerave”, thekson ajo.
/m.g
Burimi: Deutsche Welle