Ja se si duhet mbrojtur viktima nga fajësimi
Nëse jeni duke debatuar mbi fajësimin e viktimave, akti i caktimit të përgjegjësisë të një krimi mbi viktimën(sidomos sulm seksual), në vend që të fajësohet krimineli, shikoni pak librin e Këshilltares së New York, Laurie Cumbo.
Gjatë kësaj jave, Cumbo u shfaq në CNN për të diskutuar me prezantuesen Pamela Brown rastin e një vajze adoleshente, e cila raporton se ishte viktimë e një përdhunimi të tmerrshëm në grup në Brownsville, Brooklyn javën e kaluar. “Çdo grua në qytetin e New York-ut duhet të ndihet e sigurtë”, deklaroi Cumbo, “edhe nëse ato po kthehen në shtëpi natën vonë, herët në mëngjes, po kthehen nga një festë, ose po shkojnë në punë shumë vonë.”
Ne të gjithë biem dakord me këtë, apo jo? Brown, gjithsesi, nuk dukej e kënaqur. “Por unë duhet t’ju pyes në lidhje me këtë, Këshilltare, burime të zbatimit të ligjit kanë thënë për CNN se viktima në këtë rast, ishte e dehur, luftarake, gjuajti një oficer të policisë dhe fillimisht refuzoi trajtimin”, tha Brown. “Çfarë mund të na thoni për këtë?”
“Unë do të thoja se kjo është tipike e asaj që sapo thashë,” tha Cumbo, “se individët shpesh flasin për gruan. Ata rrallë flasin për individët të cilët kryejnë përdhunimin.”
Cumbo më pas ngacmoi insinuatën e Brown se gruaja e re është në një farë mënyre për tu fajësuar për atë që i ka ndodhur – CNN dëgjoi se ajo nuk kishte një sjellje të mirë! – duke refuzuar që të angazhohej. “Ne nuk duhet të flasim a ishte e dehur apo jo… e veshur si duhet … kohën në të cilën ndodhi … Ne duhet të fokusohemi në këtë situatë, tek ata pesë individë që kryen këtë krim të urryer”, deklaroi ajo./A.A.