Nisin punimet për ndërtimin e një pallati 13 katësh në hyrje të Parkut të Liqenit
Edhe pse Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fushatës elektorale premtoi se nuk do të kishte ndërtime reth Parkut të Liqenit, mbrëmë kanë filluar punimet për ndërtimin e një pallati 13- katësh shumë pranë hyrjes së tij.
Leja e ndërtimit për pallatin që do të ngrihet përballë fakultetit ekonomik është firmosur nga Kryeministri Rama në shtator të vitit 2015.
Plani Rregullues i Tiranës i vitit 2012 e ka caktuar gjithë kurorën e Parkut të Liqenit si zonë ndërtimi.
“Të jemi të sigurtë që së shpejti këtu do të ketë një ndërtim gjigand”, ka thënë kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi gjatë fushatës në maj të vitit 2015.
![Gjergj Bojaxi duke denoncuar ndërtimin në hyrje të parkut të liqenit, 19 Maj 2015](http://historiaime.al/wp-content/uploads/2016/01/10981915_10155513381495361_2974145053474727861_n-432x300.jpg)
Gjergj Bojaxi duke denoncuar ndërtimin në hyrje të parkut të liqenit, 19 Maj 2015
Ndërtimi është projektuar nga firma Bolles+Wilson, e cila ka projektuar, ndër të tjera kullën shumë të diskutuar të Korçës raporton”Exit.al”.
/l.k./