Ekstremistët e djathtë protesta anti emigrantëve në Gjermani
Trazirat kundër refugjatëve përfshinë këtë herë qytetin gjerman të Lejpzigut. Qindra protestues anti-refugjatëve, kanë shpërthyen në dhunë në qytetin gjerman të Lejpzig, pas një demonstrate ku bënin thirrje për deportimin e azilantëve dhe mbylljen e kufijve.
Sulmet ndodhën pak orë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi se Evropa e ka humbur kontrollin mbi krizën e refugjatëve. Ekstremistët e djathtë, pasi janë shkëputur nga një marshim paqësor kanë thyer xhamat e dyqaneve dhe restoranteve të emigrantëve dhe i vunë flakën dhjetra makinave. Trazirat në Lejpzig janë ndër më të dhunshmet kundër emigrantëve.
Protesta ishte organizuar nga LEGIDA – dega lokale e lëvizjes PEGIDA- një organizatë anti-emigracion dhe anti-BE.
Policia gjermane tha se ka arrestuar 211 persona të turmës huligane, shumë prej të cilëve ishin me precedent penalë për dhunën.
/m.g