LIVE/ Protesta e opozitës në Prishtinë: Koktej molotovi drejt ndërtesës së Qeverisë
Tre partitë opozitare të Kosovës, Vetvendojsa, AAK dhe NISMA u bënë thirrje qytetarëve të bashkohen në protest për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa dhe për të kundërshtuar marrëveshjet e qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi.
Protesta ka filluar në orën 14 nga Biblioteka Kombëtare në Prishtinë dhe vazhdoi me marshimin e protestuesve drejt sheshit “Skënderbej”.
FOTO/ PROTESTUESIT PERLESHEN ME POLICINE
/15: 00 “Kallxo.Com”, raporton se protestuesit kanë hedhur koktej molotovi dhe sende të ndryshme drejt ndërtesës së qeverisë. Një numër i madh forcash policie ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit. Ndërkohë që disa prej tyre po hedhin gurë në drejtim të forcave policore.
LIVE STREAM NGA PROTESTA E OPOZITES NE PRISHTINE/ “Kallxo.com”
/12:55 Mbërritja në Prishtinë e protestuesve nga Klina.
/10:24 – 12: 48 Nisja e protestuesve nga qytete të ndryshme të Kosovës:
GJILAN

Nisja e protestuesve nga Gjilani sipas Kallxo.com , nga Gjilani janë nisur gjithsej 7 autobusë, 3 furgonë dhe shumë vetura./ Foto: Kallxo.com
MALISHEVE
Sipas Bekim Gashit të Vetëvendosjes, nga Malisheva janë nisur 20 autobusë. Ai tha se shumica prej tyre do të nisen nga fshatrat, ndërsa nga stacioni i Malishevës u nisën 8 autobusë.
PEJE

Sipas Kallxo.com, nga Peja janë nisur 7 autobusë dhe në rrigën Pejë- Deçan është krijuar një kolonë makinash prej 2 kilometrash.
VUSHTRI

Nga Vushtrua janë nisur 3 autobuzë me qytetarë që do t’i bashkohen protestës së opozitës.
/l.k./