FOTOGALERI/ Shqipëria nën ujë
Shirat e dendur të ditëve të fundit kanë krijuar probleme të mëdha në të gjithë vendin. Në qytete si Elbasani, Tirana, Lezha, Librazhdi rrëshqitjet e dherave dhe prurjet e shtuara të lumenjve kanë bllokuar rrugët e kanë përmbytur shumë shtëpi dhe toka bujqësore duke detyruar dhjetëra familje të evakuoen nga banesat.
TIRANE

Lumi Lana në zonën e Pallatit me Shigjeta, Tiranë

Barrakat e disa familjeve pranë urës së Babrroit, u përmbytën si pasojë e reshjeve

Shtëpi të përmbytura, pranë lumit të Tiranës në zonën e Babrrusë.
ELBASAN

Si pasojë e rrëshqitjes së një masivi të madh dheu, aksi rrugor Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë tek ish-magazinat e Rezervave të Shtetit, u bllokua për rreth 1 orë.
LIBRAZHD

Në Librazhd është shembur ura Pasarela në Paper që lidh fshatrat Murras dhe Broshkë.
VLORE

Shiu përmbyt dhe tunelin në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë
SHIJAK

Dalja nga shtrati e lumit Erzen, si pasojë e shirave të ditëve të fundit ka përmbytur dhe këtë tokë të vendosur për shitje.
LEZHE

Përmbytje dhe dëme të mëdha si në banesa ashtu edhe në bujqësi në Lezhë dhe në fshatrat përreth.
/l.k./