Pastorja që doli hapur para kongregacionit të saj pas 25 vitesh
Një pastore metodiste e guximshme ka dalë hapur se është në një marrëdhënie lezbike – pas 25 vjetësh e fshehur.
Pastorja Cynthia Meyer, ish Asistente Dekanati për Studentët në Shkollën Candler të Teologjisë në Universitetin Emory, doli hapur në një predikim të Kishës United Methodist në Edgerton, Kansas.
Duke folur për kongregacionin e saj, pastorja – kisha e të cilës është vetëm disa qytete larg nga Kisha Baptiste tejet homofobike e Westboro – shpjegoi se ajo nuk do t’a fshihte më veten e saj e vërtetë.
Ajo tha: “Zoti më solli këtu, për të ndarë të vërtetën time të thellë me ju. Erdhi momenti.
Unë kam qenë pastore e kishës United Methodist për 25 vjet … më në fund unë kam zgjedhur të shërbej në atë rol me origjinalitet të plotë, si vetvetja. Si një grua që do dhe ndan dashurinë me një grua tjetër.
Kam qenë e vetmuar gjatë 20 viteve të shërbesës time, pastaj disa vite më parë një marrëdhënie e mrekullueshme filloi të zhvillohet.
Midis shumë lutjesh, pas shumë kohësh, Mary dhe unë vendosëm që Fryma e Shenjtë na kishte bashkuar.
Marrëdhënia jonë është një pjesë e shenjtë e thirrjes së Perëndisë. Ne vendosëm ta përkushtojmë jetën tonë në dashuri dhe në besnikëri me njëra-tjetrën. Kishte ardhur koha.
Në mënyrë ideale, kur unë ju them se jam në një marrëdhënie të përkushtuar thjesht do të thotë se unë mund t’ju rrëfehem ju dhe gjithë të tjerëve me transparencë dhe ndershmëri, duke ofruar dhuratën time më të vlefshme -. Veten time të plotë”
Ajo shtoi: “Unë mund të mos them më se po shkoj në pushime me një mikeshë. Unë mund të përdor ilustrime të mëdha predikuese që vijnë nga jeta e zakonshme në çift.
Megjithatë, Kisha United Methodist aktualisht nuk lejon klerikët haptazi gej apo martesat e të njëjtit seks – që do të thotë se Pastorja Meyer po merr përsipër një rrezik të madh me të ardhmen e saj duke folur hapur.
Ajo mbështeti gjithashtu Rrjetin Pajtues të Shërbesave (RMN) me fushatën ‘Erdhi koha’ – e cila ka për qëllim të ndryshojë politikën që ndalon klerët gej kur të debatohet më vonë gjatë këtij viti.
Ajo shpjegoi: “Ka ardhur koha për fenë të ndryshojë, dhe është koha ime për të folur si një pjesë e realizimit të atij ndryshimi.
Më dhemb shpirti kur i flas kongregacionit tim çdo javë për dashurinë e Perëndisë për ta ashtu siç janë, dhe të mos jem në gjendje të flas për identitetin tim të dhënë nga Zoti, marrëdhënien time dashurore, dhe shumë nga përditshmëria ime.
Unë e bëj këtë jo vetëm për veten time, por për partneren time, për vajzën time, për të gjithë ata që janë të përjashtuar dhe për të mirën e kishës”.
Drejtori Ekzekutiv i RMN Matt Berryman tha: “Ne jemi aq krenarë për Cynthia-n, e cila ka ndikuar kaq shumë prej nesh të cilët kemi studiuar me të në seminar.
Vendimi i saj i guximshëm për të jetuar të vërtetën e saj do të kumbojë përtej kishës së saj dhe do të prekë shumë Metodistë që kanë admiruar gjatë dhuntitë e saj në UMC.
Ndërsa Gjykata e Lartë ka dhënë barazi martesore, ajo ende nuk është një opsion për të gjithë njerëzit e besimit, as nuk është e mundur për personat LGBTQ që të shërbejnë hapur si klerikë të shuguruar.
Ne shpresojmë që historia e Cynthia-s të frymëzojë të tjerët të bashkohen me ne që të sjellim drejtësinë në kishën tonë.”
Rregullat për klerikët LGBTQ është vendosur që të diskutohen nga Konferenca e Përgjithshme e UMC këtë maj./A.A.