Iu dogj shtëpia, gruaja akuzon ish-burrin: U hakmor pas divorcit
Dy ditë më parë në fshatin Raboshtë të Lezhës, një shtëpi u shkrumbua nga zjarri, por fatmirësisht në atë moment asnjë pjesëtar i saj nuk ndodhej brenda. E zonja e shtëpisë, Rozeta Hila, nënë e dy fëmijëve 6 dhe 4 vjeç akuzon ish-burrin e saj, se është hakmarrë për shkak të divorcit.
Ajo dyshon tek ish-bashkëshorti, pasi disa kohë më parë gjykata kishte dhënë urdhër mbrojtje për të dhe fëmijët e saj duke i lënë shtëpinë në përdorim. Nëna e dy fëmijeve tashmë ka mbetur në qjell të hapur, pa një banesë ku të strehohet bashkë me fëmijët.
Për më shume ajo i druhet një kërcënimi tjetër të ish-bashkeshortit. Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur hetimet, duke deklaruar se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të djegies së banesës. /A.A.