Ndërron jetë foshnja e dytë brenda muajit për shkak të të ftohtit
Fëmija i dytë brenda muajit, ka ndërruar jetë nga i ftohti. Këtë herë viktimë e temperaturave të ulëta të dimrit ka qenë një foshnje 3 muajshe e seksit femër.
Familja e foshnjes sapo është shpërngulur nga Peqini në zonën e Shkozës në Tiranë dhe jeton në kushtet e varfërisë ekstreme. Familjarët ka thënë se për shkak të varfërisë, e mbulonin fëmijën me kartonë ambalazhi, ndaj mendohet që i ftohti të jetë shkaku i vdekjes.
Pas vdekjes së foshnjes së dytë brenda muajit, ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, duke thënë se “është e turpshme për shtetin që ende vdesin foshnje nga i ftohti pasi askush nga pushteti vendor apo qendror nuk u garanton një strehë qoftë edhe provizore sa për të kaluar dimrin”.
Totozani iu ka bërë sërisht thirrje drejtuesve të pushtetit vendor që të marrin masa për strehimin e të pastrehëve.
/m.g