Janë rritur çmimet apo janë varfëruar shqiptarët?
Në një kronikë të Vizion Plus thuhet se “në vigjiljen e darkës së Vitit të Ri, gjeli i detit padyshim mbetet më i kërkuari për tryezat shqiptare. Një ndër zonat e njohura për rritjen e gjelave është ajo mes Elbasanit dhe Peqinit. Por këtë vit, fermerët thonë se nuk kanë shitje ashtu si më parë”.
Qytetarët thonë se çmimi i gjelit te detit varion nga 6 deri 8 mijë lekë të vjetra për kilogram, shifër kjo e papërballueshme për ta.
Cmimi në fakt, nuk është se ka ndryshim nga viti paraardhës, por fuqia blerëse ka rënë…
Foto nga LSA
/k.p/