Pse, me ato pesë lekë prej lëmoshe që jep buxheti bëhet universiteti?
Nga Artan Fuga
Studentët nuk kanë të drejtë thjesht të marrin frymë dhe të kenë arsim falas, atyre u duhet arsim cilësor që buxheti nuk ua jep, lëre pastaj te privati?
– Menca në fakultete, të pastërta, me ushqim të lirë dhe cilësor;
– Qendra mjeksore dhe këshillues psikologjikë falas;
– Konvikte ku të jetohet si njeri dhe me çmime të lira;
– Biblioteka me mijëra vëllime dhe në shumë kopje për të pasur akses falas në dije;
– Qendra dokumentacioni me biblioteka online, të klasifikuara sipas specifikave të çdo dege dhe me bibliotekarë të formuar me cilësi të lartë;
– Palestra dhe fusha sportive ku të kenë mundësi të zbaviten dhe forcohen fizikisht;
– Salla studimi të ngrohta në dimër dhe të freskëta në verë si edhe auditore ku të mos rrinë nguc e nguc si sardelet në kavanoza;
– Revista shkencore për nivelin e tyre, të vendit dhe të huaja;
– Ekrane të mëdhenj dhe internet në cdo sallë leksioni;
– Tekste virtualë ose në letër për të gjitha lëndët;
– Pedagogë vizitorë të huaj me cilësi të lartë;
– Këshilluesa për orientimin në studime dhe në tregun e punës;
– Të drejtën për të bërë praktika profesionale të paguara me mbështetjen e shtetit;
– Qindra kompjutera për të punuar në Internet dhe marrë informacion global shkencor;
– Kinemara dhe salla muzikore për mbrëmje;
– Shoqata studentore që të marrin pjesë në administrimin e universiteteve;
– Të drejtën që pasi hyjnë në një universitet të ndjekin të gjitha profilet ose lëndët që duan në të gjithë universitetin dhe të drejtën edhe për një diplomim të dytë brenda viteve të shkollimit;
– Pedagogë me tituj dhe me vepra e tekste origjinale dhe profesionistë të paguar që të asistojnë në procesin mësimor;
– Akses dixhital në të gjitha sekretaritë dhe në të gjithë komunikimin me pedagogët dhe drejtuesit e të gjitha niveleve nga portjeri i ndërtesës (agjencia që e ka punësuar) deri te ministri i arsimit pa llogaritur dekana e rektora;
– Hyrje totalisht falas në muzera, ekspozita, galeri, panaire publike a private;
– Të drejtën për t’u zhvendosur sipas planifikimeve brenda dhe jashtë vendit për të kryer semestre në universitete të tjera të vendit ose të rajonit etj;
– Kabinete për mësimin e gjuhëve të huaja;
– Kabinete dhe studio e laboratore praktike ku të eksperimentohen profesionalisht;
– WC dinjitoze nëpër shkolla e universitete, me ujë të rrjedhshëm dhe higjenë të lartë;
– Të drejtën që nëse punojnë për të nxjerrë jetën e tyre të kenë ritme të tjera provimesh etj;
—————-
Studentët janë të varfër. Nuk mësohet në varfëri. Luli i vocërr nuk mëson dot. Jashtë këtyre kushteve minimale, diplomat nuk vlejnë për gjë sepse nuk kanë cilësi, i marrin, i zhubrosim, i fusin në ujë të nxehtë dhe u pimë lëngun!
Unë e di si bëhet ky ndryshim brenda jo më shumë se 24 muajsh. Por, nuk bëhet duke u dhënë të gjitha lagjeve nga një universitet sikurse e thërmon pejsazhin universitar ligji i vjetër dhe i ri i arsimit të lartë.
Bëjini pak llogaritë se çfarë u ka borxh shteti, qeveria, pronarët privatë në rastin e arsimit privat pedagogë dhe studentëve që punojnë në kushte mjerimi tërësor si në asnjë vend tjetër europian dhe pastaj prindërit, qeveria, shoqëria, të mendojnë një çast se çfarë të ardhme të tmerrshme u përgatisin profesionalisht dhe çfarë gjendje krimi permanent bëjmë ndaj kulturës kombëtare në një vend ku leku harxhohet kot dhe atje ku duhet thahet si rubinet uji bosh në shatërvanat arabë të Tiranës.
Marrë nga profili në Facebook