Flasin aktivistët e “Për Universitetin”: Protesta, aksione dhe vezë për arsim publik falas
Lëvizja “Për Universitetin”, një grupim studentor që prej gati dy vitesh proteston kundër reformës në arsimin e lartë, së fundmi është bërë mjaft e njohur në media për shkak të aktit të gjuajtjes me vezë ndaj kryeministrit Rama.
Por përpara këtij aksioni ku u arrestuan 8 aktivistë, lëvizja “Për Universitetin”, ka zhvilluar një numër të madh aksionesh e protestash në kundërshtim të reformës.
Në këtë emision do të dëgjoni dy prej aktivistëve, Klodi Leka dhe Bora Mema, që do të na flasin për hapat e para të lëvizjes, si kanë organizuar deri tani 8 marshime si dhe presionet që kanë patur nga ana e policisë.
Klikoni më poshtë për të dëgjuar emisionin.