Tirana nën ujë (FOTO)
Edhe në Tiranë ka patur probleme të shumta nga reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta. Lumi Lana vazhdon të dalë nga shtrati e të përmbysë Laprakën, Bathoren e Paskuqanin. Sipas një video që qarkullon në mediat sociale, uji nuk ka kursyer as Spitalin Ushtarak.
Në lagjje të tjera janë përmbytur bodrume e kate të para të dyqaneve dhe banesave. Në rrugën e Barrikadave është lajm
ëruar për një pemë të rrëzuar nga erërat, që fatmirësisht ka sjellë vetëm dëme materiale. Përmbytje ka edhe pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, tek “Komuna e Parisit” dhe Unaza e Re.
Në këtë situatë jo fort të këndshme, na vijnë edhe disa fotografi të kapura tek “Pallati me shigjeta” që ilustrojnë situatën e rrugëve,trafikut dhe lumit Lana. Eugert Aliaj, një prej fituesve të vitit të kaluar në Konkursin e Fotografisë, na sjellë këto foto të “Tiranës nën ujë”. /m.g