Urime për çiftin e parë gej që martohet në Irlandë
Irlanda festoi martesën e saj të parë brenda të njëjtit seks të martën në mëngjes, pasi legjislacioni i ri për barazinë martesore hyri në fuqi të hënën.
Cormac Gollogly dhe Richard Dowling, të dy 35 vjeçarë, kanë qenë së bashku për 12 vjet dhe u martuan në orën 8:40 paraditen e të martës. Çifti është zyrtarisht çifti i parë brenda të njëjtit seks që lidhet me martesë në Irlandë.
“Ne ndjehemi kaq të bashkuar dhe të fortë që u martuam më në fund pas 12 vjetësh”, tha Gollogly The Huffington Post.
Gollogly, një avokat nga Dublini, dhe Dowling, i cili punon për Allied Irish Bank, u martuan në Tipperary-n Jugor në një ceremoni nga zyrtarja e lartë e Gjendjes Civile Mary Clare Heffernan.
Irlanda legalizoi martesat e të njëjtit seks pasi kaloi një referendum në maj të këtij viti. Irlanda është vendi i parë që e njeh ligjin nëpërmjet votës popullore.
“Ne jemi aq mirënjohës për popullin e Irlandës që votoi në favor të barazisë martesore”, tha Gollogy për HuffPost.
Të dy janë takuan në George, një bar popullor për gejtë, në Dublin. Ata hynë në një partneritet civil në shtator pas disa paqartësive nëse referendumi i barazisë martesore do ti tejkalonte sfidat fillestare ligjore apo jo.
“Kjo e ka bërë me të vërtetë marrëdhënien tonë më të mirë dhe më të fortë, dhe kjo ka shumë rëndësi,” tha Gollogly.
Më shumë se 20 vende në të gjithë globin tani i lejojnë martesat brenda të njëjtit seks, sipas CNN. Në vitin 2000, Hollanda u bë vendi i parë që legalizoi këtë praktikë./A.A.