Sulmohet Parisi, dhjetëra të vdekur
Gjendje e jashtëzakonshme në Paris.
Disa sulme në dukje të koordinuara në kryeqytetin e Francës, në Paris kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur mbrëmjen e së premtes. Bilancet e para flasin për mbi 100 të vdekur.
Janë shkrehur armë kallashnkovë në një salle ku po zhvillohej një koncert e paralelissht me të dhe në një restorant si dhe ka patur shpërthime vetvrasëse pranë stadiumit kryesor. Disa nga deshmitarët thonë se sulmuesit bërtisnin “Allahu është i madh” (Allah u Akbar).
Një nga sulmet ka ndodhur afër “Stade de France” ku po luhej një ndeshje mes Francës dhe Gjermanisë. Vetë Presidenti Hollande është evakuar nga stadiumi ku ndodhej dhe shkoi në Ministrinë e Brendshme për të ndjekur situatën. Hollande ka deklaruar se Franca ka mbyllur kufijtë në përpjekje për tu mbrojtur dhe ka shpallur gjendjen e emergjencës.(vijon)
/k.p./