Puthja e parë e filmuar ndonjëherë ishte midis dy grave
Për sa kohë që po shohim të gjithë video bardh e zi të të huajve që puthen, pse nuk bëjmë një shëtitje në kujtesë të puthjes së parë të filmuar ndonjëherë, e bërë nga fotografi novator anglez, Eadweard Muybridge, diku midis viteve 1872 dhe 1885. Puthja ishte midis dy grave, por mos lini imagjinatën tuaj të shfrenohet, mos harroni se kultura Viktoriane nuk e “kuptonte” lezbianizmin, dhe lakuriqësia ishte për të ndihmuar Muybridge në studimin e lëvizjes.
Ndërkohë që Viktorianët ishin jashtëzakonisht puritanë seksualisht sipas standardeve moderne, dhe zakonisht homoseksualiteti mashkullor konsiderohej si një kërcënim serioz për shoqërinë e tyre, ata besonin se gratë kishin pak ose aspak nevoja seksuale. Prandaj mundësia e lezbianizmit injorohej.
Për shkak të tabuve seksuale Viktoriane, Muybridge nuk ishte në gjendje të fotografonte burra dhe gra lakuriq së bashku dhe ishte në gjendje vetëm të publikonte imazhe burrash lakuriq që angazhoheshin në sport apo punë. Për shkak se ai ishte i lirë të shfaqte gra lakuriq së bashku, ai përdori modele femra kur donte të tregonte dy njerëz që angazhohen në aktivitete të zakonshme. Në shumë nga filmat ai vinte njërën nga gratë të merrte zakonisht një rol mashkullor dhe këto janë filmat të cilat sot kemi tendencë ti perceptojmë si homo-erotik.
Ju mund të shihni fotot e tij, po ashtu edhe filmin e Muybridge PUTHJA. Sigurisht, kjo ishte shumë kohë para se të shpikej kamera me lëvizje- ai thjesht vuri disa aparatë fotografikë që bënin foto të shpejta në rend.
Fakte qesharake: Muybridge në fakt qëlloi dhe vrau të dashurin e gruas së tij, një njeri të quajtur major Harry Larkyns, kur mësoi që ai mund të ishte babai i djalit të tyre shtatë muajsh. Muybridge zbuloi ku jetonte ky burrë dhe tha: “Mirëmbrëma, major, emri im është Muybridge dhe këtu është përgjigja për letrën e dërguar nga ju për gruan time, pak para se të shtinte mbi të. Larkyns vdiq atë natë, dhe Muybridge u arrestua. Ai u deklarua i çmendur për shkak të një plage 12 vjeçare në kokë. Ndërsa juria e hodhi poshtë lutjen për çmenduri, ata e liruan atë për vrasje të justifikueshme. Muybridge dhe gruaja e tij u divorcuan, ajo vdiq, djali u dërgua në një jetimore, dhe edhe pse Muybridge pagoi shpenzimet e fëmijërisë së djalit, ai nuk mbajti kontakte./A.A.