Bashkia e Tiranës shkarkon nga puna 50 punonjës të pastrimit
Rreth 50 punonjës të Pastrimit dhe Gjelbërimit në ndërmarrjet 1,2 dhe 3 të Bashkinë e Tiranës janë hequr nga puna.
Ata thonë se u është kërkuar të firmosin një dokument pa e ditur se çfarë kishte në të. Mes tyre ka edhe punonjës që kanë mbi 30 vite punë.
“Nuk e dimë se çfarë firmosëm në atë dokument. Një javë pasi firmosëm, na erdhi urdhri për shkarkim. Nuk e dimë motivin, të larguar me 36 vite punë. Jetojmë në varfëri ekstreme, rrogën e kishim 220 mijë lekë. Mbajmë familjen, nuk e dimë si do të jetojmë. Drejtori nuk na takon prej 3 ditësh që të na sqarojë. Largimet nga puna bëhen nga 5 veta në çdo sektor”, tha një nga punonjësit e shkarkuar.
Ata bënë apel për ndihmë pasi jetojnë në kushte të vështira dhe se shumë prej tyre ishin të vetmit që punonin në familje.