Tabela e plotë/ Masteri Shkencor dhe Profesional, kuotat, tarifat dhe ndryshimet në pranim
Publikohen kuotat dhe tarifat e studimit master shkencor dhe master profesional në universitetet publike.
Në “Master Profesional” dhe “Master Shkencor” do të pranohen 18 mijë e 239 studentë të rinj. Nga 12 mijë e 940 që ishin një vit më parë, për vitin akademik 20152016 do të pranohen rreth 5200 student më shumë.
Ndërkohë, vendimi i botuar në fletoren zyrtare, duke iu referuar tarifës vjetore që duhet të paguajnë studentët, sqaron se ajo do të aplikohet për numër kreditesh. Në varësi të programit që studentët do të zgjedhin për vijimin e studimeve, kjo tarifa varion nga 1000 lekë deri në 2600 lekë për kredit.
Mbetësit paguajnë për çdo vit akademik dyfishin e tarifës për kredit
Sipas vendimit, studentët, të cilët nuk e kanë përfunduar programin përkatës të studimit apo nuk kanë shlyer të gjitha provimet e parashikuara në atë program studimi, në kohëzgjatjen normale të tij dhe konsiderohen studentë mbetës/përsëritës për lëndët përsëritëse, do të paguajnë çdo vit akademik dyfishin e tarifës për kredit të parashikuar në këtë vendim.
Përzgjedhja do të bëhet në bazë të kritereve që vendos vetë Universiteti
“Përzgjedhja e studentëve për vitin akademik 2015-2016 do të bëhet në bazë të kritereve të vendosura nga vetë institucionet e arsimit të lartë. Studentët, që do të transferojnë studimet në programe të ngjashme studimi, do t’i nënshtrohen tarifës për kredit të programit të studimit përkatës, të parashikuar në këtë vendim. Shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, në kuadër të marrëveshjes ndërshtetërore është parashikuar ndryshe”, sqarohet në vendimin për “Kuotat e pranimit në ciklin e dytë të studimeve, me kohë të plotë”.
Çdo program studimi hapet nëse regjistrohen të paktën 10 studentë
Çdo program studimi i ciklit të dytë, me kohë të plotë funksionon për vitin e parë, për vitin akademik 2015 – 2016, në rast se në këtë program studimi regjistrohen të paktën 10 studentë, përjashtuar Universitetin e Arteve, Tiranë.
Për programet e studimit, për të cilat janë akorduar kuota për disa profile së bashku, institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të aplikimeve u komunikojnë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve programet e studimit me profilin përkatës, në të cilat ka të paktën 10 studentë të regjistruar dhe që do të fillojnë veprimtarinë akademike për vitin 2015-2016.
/l.k/
Tabela e plotë e kuotave dhe tarifave për kredit:
Masteri profesional
Masteri Shkencor