Tregimi frymëzues i një nëne për sfidat e rritjes së një fëmije transgjinor
Një nënë është hapur për sfidat me të cilat përballen prindërit e fëmijëve transgjinorë.
Jodie Patterson – një nënë e pesë fëmijëve- flet për sfidat dhe shpresat për rritjen e një transgjinori në një video të re nga Cosmopolitan.
Ajo thotë se vuri re shenja se djali i saj 7-vjeçar – që i pëlqen të quhet Penel – ishte shumë ndryshe që nga një moshë e re dhe se diçka ” me të vërtetë e rëndë” po ndodhte me të.
Znj. Patterson zbulon se Penel tregonte një “reagim intensiv” në trupin e tij sa herë që ajo përpiqej ta lante apo vishte atë.
Përveç kësaj, ajo tha gjithashtu se ai tregonte preferenca apo kundërshtime të forta ndaj veshjeve të vajzave.
“Një ditë mbaj mend që e mora Penelopën mënjanë … dhe e pyeta se çfarë nuk shkonte dhe pse ishte aq e mërzitur. Dhe Penelope tha: “Sepse të gjithë mendojnë se jam vajzë, dhe unë nuk jam. ”
Megjithatë, në vend që të sfidonte djalin e saj – i cili ishte vetëm dy vjeç në atë kohë – ajo thotë se e pranoi atë për atë që ai është.
“Dhe i thashë: ‘Oh zemër, nuk ka problem. Sido që të ndjehesh në brendësi është në rregull.’ Dhe dy-vjeçari tha: ‘Mami, unë nuk ndjehem si djalë. Unë jam një djalë ‘”.
Znj. Patterson – e cila është një biznesmene e suksesshme – vazhdon të thotë se deri në momentin që kjo i ndodhi asaj, ajo kurrë nuk mendonte se do të ishte në gjendje ta trajtonte në këtë mënyrë.
“Shumë gjëra mendoja se nuk do të isha kurrë në gjendje për ti përballuar, por ju e mblidhni veten shpejt kur bëhet fjalë për fëmijën tuaj,” tha ajo./A.A.