Europa ndalon rritjen e produkteve OMGJ
Të bërit kompromis në lidhje me sigurinë e cilësisë ushqimore nuk hyn në planet e BE-së ose të paktën jo në planet e 19 vendeve që së fundmi kanë votuar JO ndaj rritjes së produkteve të modifikuara gjenetikisht.
Të 19 vendet që dhanë votën kundër janë, Italia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Austria, Belgjika, Britania e Madhe, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Danimarka, , Lituania, Letonia, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Polonia dhe Sllovenia.
Parimi kryesor i propozimit është se ushqimet OMGJ nuk duhet të paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut, shëndetin e kafshëve ose mjedisin. Pikërisht për këtë arsye ushqimet duhet t’i nënshtrohen autorizimit të detyruar para daljes në treg, duke përfshirë dhe konstatimet shkencore mbi rrisqet potenciale. Ato mund të tregëtohen vetëm në rast se arrihet në përfundimin që produktet janë të sigurta.
Megjithëse Organizma të Modifikuar GJenetikisht, rriten gjerësisht në shumë vende të botës, në Evropë kjo temë është pritur mes shumë debatesh. Shumë prej vendeve të BE-së kanë ligje të rrepta përkundrejt OMGJ-ve përsa i përket ruajtjes së shëndetit publik dhe shqetësimeve mjedisore.
Të gjithë 28 shtetet anëtare të BE, kërkojnë etiketimin OMGJ në të gjitha produktet në shitje. Gjithashtu ka parime të tjera të rëndësishme si: nuk duhet të çorientojnë konsumatorin ose përdoruesin apo nuk duhet të ndryshojnë nga ushqimet të cilat ata janë të destinuara për të zëvendësuar në një masë të tillë që konsumi i tyre normal të jetë i disfavorshëm për konsumatorët ose kafshët.
Ndërkohë në Shqipëri, të paktën në anën ligjore, produktet OMGJ nuk lejohen. /m.g
Burimi: Agroweb