A duhen vendosur etiketa paralajmëruese, si të paketave të duhanit, mbi celularët dhe tabletat?
Varësia ndaj paisjeve dixhitale mund të parandalohet duke vendosur etiketa mbi celularët dhe tabletat. Pikërisht si ato që paralajmërojnë rreziqet e duhanpirjes në paketat e cigareve. Ky është përfundimi që kanë arritur disa studjues të Universitetit të Bournemouth në Angli, të cilët në një studim evidentojnë rreziqet e përdorimit pa kufij të paisjeve dixhitale
“Studimet kanë treguar se përdorimi i tepërt i paisjeve dixhitale mund të çojë në ulje të krijimtarisë, depresion dhe hubmje të kontaktit me realitetin’- shpjeon Raian Ali, një nga autorët e projektit “Nevoja emergjente për etiketat mbi varësinë dixhitale”.
Varësia dixhitale –është një term ende i paqartë, i cili përfshin seksin online, lojërat dhe marrëdhëniet virtuale jashtë realitetit – mund të sjellë simptoma të njëjta me ato që hasin personat e varur ndaj drogës, alkoolit dhe duhanit. Ndërkohë që ligji parashikon miratimin e etiketave për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të paralajmëruar konsumatorët mbi efektet e duhanit, asnjë nga këto masa nuk është menduar për teknologjinë dixhitale dhe internetin.
Sipas Raian Ali, Nan Jiang, Keith Phalp, Sarah Muir dhe John McAnley nga fakulteti i Shkencave dhe Teknologjisë në Univeristetin e Bournemouth, këto etiketa mund të vendosen edhe mbi celularët dhe tabletat.
Katër persona nga pesë të intervistuar nga kërkuesit janë dakort për vendosjen e etiketave kundër varësisë dixhitale.
Etiketa që, ndryshe nga ato për duhanin, mund të projektohen për të qenë interaktive dhe inteligjente në mënyrë që t’i diktojnë konsumatorit kur është rasti për të ndaluar së përdoruri paisjen. Një zgjidhje e mundshme mund të jenë sistemet e personalizuara të cilat ndryshojnë ngjyrën e ekranit kur tejkalohet koha e qendrimit me paisjen. Ose programe të cilat mund të dërgojnë sinjale akustike dhe mesazhe për të lajmëruar përdoruesin se ka kaluar shumë kohë me një lojë online, apo në Facebook.
/l.k/