Më shumë se gjysma e priftërinjve janë gej, thotë një ish punonjës i Vatikanit
Një teolog i cili ka punuar në Vatikan thotë, se të kesh priftërinj gej ‘është mirë’ për kishën katolike.
David Berger – i cili është gej i deklaruar – tha se më shumë se gjysma e priftërinjve që punojnë për kishën katolike janë gej.
Ai tha se ky numër është edhe më i lartë në Vatikan dhe se kisha “përdor” seksualitetin e këtyre njerëzve për ti “bërë të ndjehen fajtorë ” që të jenë priftërinj më të mirë.
“Ju keni avantazhin e të pasurit shumë burra gej me një ndërgjegje që mbart faj. Ata bëjnë më të mirën e tyre për të qenë veçanërisht të zgjuar, besnikë ndaj Papës dhe shumë punëtorë, “tha ai në një intervistë me revistën gjermane Stern.
“Kjo është arsyeja se pse ata kanë shanset më të mira për një karrierë dhe, përmes kësaj të shkojnë në Vatikan.
“Atje, ata gjejnë një rrjet të madh burrash gej, të cilët ndihmojnë njëri-tjetrin.”
Berger ka punuar në Akademinë Papnore të Shën Thomas Akuinit në Vatikan, por u detyrua të largohej kur doli hapur si gej.
Megjithatë, ai thotë se të jesh gej në fakt e ndihmon më tej karrierën tuaj, ai pretendoi, se “të qenit gej është një aparat i rëndësishëm pushteti” në Vatikan dhe priftërinjtë që dalin hapur shihen si “kërcënimi përfundimtar”.
“Ata që janë në pushtet nuk kanë më asgjë me çfarë t’ju bëjnë presion. Kjo është një fatkeqësi përtej gjithë pritshmërive. ”
Dje, një ish-prift katolik pohoi se Vatikani po financon terapi për të ‘kuruar’ homoseksualitetin e klerikëve gej. Për më shumë lajmin mund ta gjeni këtu: historiaime.al
Akuzat vijnë nga ish-prift sardenjas Mario Bonfanti, i cili u përjashtua edhe nga kisha për seksualitetin e tij, pavarësisht mbajtjes së betimit të beqarisë./A.A.