Shqipëri- Serbi/ Rrugët që do të bllokohen më 7-8 tetor, mes tyre dhe tuneli i Elbasanit
Policia e Tiranës ka publikuar masat që do të ndërmerren në datat 7 dhe 8 tetor, për sigurimin e rendit dhe qetësisë për ndeshjen Shqipëri- Serbi.
Hotel “Sheraton” ku pritet të qendrojnë lojtarët e kombëtares serbe do të “blindohet” nga të gjitha anët. Në ambjetet pranë tij do të ndalohet parkimi i automjeteve, madje dhe kalimi i këmbësorëve.
Një numër i madh rrugësh si ajo e “Rinasit”, “Qafë Kashari”, autostrada Tiranë- Durrës dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të bllokohen përkohësisht.
Tifozët do të duhet të kalojnë nga autostrada për të shkuar në stadjum, pasi një segment i rrugës së Elbasanit, duke përfshirë dhe tunelin do të jetë i bllokuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Duke filluar nga ora 17:00-20:00 datë 07 tetor 2015, segmenti rrugor, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e Lanës në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojë i bllokuar.
Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga “Rinasi”, “Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë Durrës,si dhe rrugët dytësore, duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29 Nëntori”, Rruga e Durrësit, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te Rruga e Elbasanit.
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do të lejohet kalimi i këmbësoreve pranë Hotel “Sheraton’’ dhe Universitetit të Arteve si dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia”. Policia njofton gjithashtu se bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.
Në datë 08 tetor 2015, nga ora 12:0019:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.
“Drejtoria e Tiranes kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si edhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për të mbërritur në qytetin e Elbasanit”, thuhet në njoftim.
/l.k./