Merkel, favorite për Çmimin Nobel për Paqe
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mund të fitojë sivjet Çmimin Nobel për Paqe, raporton e përditshmja gjermane “Bild” duke i bërë jehonë disa “pëshpëritjeve” të ditëve më parë edhe në media të tjera. “Kancelarja Angela Merkel ka shanse të mira për të fituar Nobelin për Paqe. Arsyet: Veprimet e saj në krizën në Ukrainë dhe politikat e saj për refugjatët”, shkruante gazeta. Vitin e kaluar, Çmimin Nobel për Paqe e kanë ndarë aktivistja pakistaneze për edukimin e vajzave, Malala Yousafzai, dhe aktivisti indian i të drejtave të fëmijëve, Kailash Satyarthi. Këtë vit, janë propozuar 276 personalitete për Çmimin Nobel për Paqe. Instituti Alfred Nobel nuk i zbulon kurrë emrat që ai ka në listën e tij. Ndarja e çmimeve të sivjetme Nobel, nis javën e ardhshme./A.A.