SHBA, martohet çifti i parë autik
Martohet çifti i parë autik. Anita Lesko 54 vjeçe dhe Abraham Nielsen 28 vjec i thanë “PO’ njëritjetrit përpara 150 të ftuarve, në një ceremoni të zhvilluar në San Diego, Kaliforni.
Kjo është cilësuar si martesa e parë, ku të dy partnerët janë të prekur nga sëmundja e autizmit dhe të gjithë në këtë dasmë ishit autik, që nga dëshmitarët deri tek të ftuarit. Abraham dhe Anita u njohën gjashtë vjet më parë, kur të dy frekuentonin një grup, që mbështeste të sëmurët me autizëm.
Por, duke parë dhe diferencën prej 28 vjetësh midis tyre nuk ka qenë dhe aq e lehtë për ta. Ata duhej të prisnin deri në fund të vitit 2014, kur Abraham të mbaronte studimet, që të fejoheshin zyrtarisht.
“Unë dhe Abraham kemi një mision në jetë, atë të ndryshimit të paragjykimeve mbi autizmin, për t’i bërë të ditur të gjithëve se edhe në të sëmurët me autizëm kemi nevojë për dashuri, për të krijuar marrëdhënie me të tjerët dhe t’i japim shpresë prindërve që kanë fëmijë të prekur më autizëm” ka thanë nusja në ditën e saj më të bukur.