Vajza “perëndimore” që nuk donte të kthehej në Turqi
Për të kthyer vajzën e tyre 18- vjeçare në Turqi, pasi ajo kishte lindur dhe ishte rritur në Itali, dy prindër turq u shtirën sikur vëllai i saj kishte pësuar një aksident të rëndë. Vajza nuk pranonte të ndiqte zakonet e vendit të origjinës, dhe kështu as kthimin e saj në Turqi. Prindërit e rrëmbyen, droguan dhe dhunuan vajzën e tyre, për t’a penguar që të kthehej në Itali. Pas sinjalizimit të disa miqve të 18- vjeçares, policia e Catania në Itali u vu në lëvizje. Në bashkëpunim me Interpolin dhe konsullatën italiane në Turqi, u bë e mundur që të lirohet e reja dhe të kthehet në vendin ku u lind dhe rrit. Në bazë të hetimeve që zgjasnin prej disa kohësh, gjatë ditës së sotme u bë arrestimi i prindërve të së resë, babait 40 vjeç Birol Durtuc dhe nënës 36- vjeçe Yasemin Durucan, të cilët jetonin dhe punonin në Siçili. Ata akuzohen për rrëmbim personi me pasoja të rënda. Krahas tyre po hetohet për identifikimin e bashkëpunëtorëve. Nga hetimet u zbulua se prindërit e të dëmtuarës nuk e pranonin dot frymën “perëndimore” që ajo kishte marrë dhe kështu vendosën që t’a dërgonin në Turqi./A.A.