Izmaku kritikon ashpër gratë deputete për sjelljen e tyre në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku përmes profilit të saj në Facebook ka kritikuar sjelljen e grave deputete në momentin që ishte sulmuar kryeministri, Isa Mustafa gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës. Izmaku ka thënë se çfarë shembulli u japin ato fëmijëve të tyre përmes ekranit dhe gjithë fëmijëve të tjerë në vendin tonë. Ky ishte postimi i saj i djeshëm e i plotë në Facebook: Vetëm një veprim të sotit në këtë Kuvend, nuk mundem ta justifikoj, koleget e mia gra nga opozita dhe shembulli i keq i atakut fizik nga to! Çfarë shembulli iu dhanë fëmijëve të tyre përmes ekranit, edhe gjithë fëmijëve tjerë në vend sot??? Shembulli i mirë dhe i keq merret edhe nga detajet e vogla! Debati që këta kanë kërkuar nuk qenka menduar si zgjidhje por si prodhim i një krize të re! Kush po do një krizë shtesë në këtë vend?? Debati do të duhej të prodhonte një alternative për çdo mosmarrëveshje, por koleget e mi opozitare duan krizë, apo duan zgjedhje??? Do ta kuptonim nëse këta ulen aty ku populli ua dha mandatin, në ulëse të parlamentit, me PC përpara apo lapsa, jo me ve e me ngjyra sepse janë të zgjedhur të popullit! Duam edhe ne debat, do të duhej të ndodhte kjo tani, asesi këto pamje!/A.A.