Menduan se ishin një çift lezbikesh dhe sulmuan nënë e bijë
Një grua dhe nëna e saj gabimisht janë marrë për një çift lezbikesh dhe janë sulmuar ndërsa hanin darkë.
Tiffany Santiago, 27 vjeç, po darkonte me nënën e saj, kur disa klientë të lokalit filluan të shanin gejtë dhe ti gjuanin me sende të ndryshme.
“Ne dëgjonim vazhdimisht fjalën ‘lezbike’,” tha zonja Santiago për CBS2.
“Unë dhe nëna ime dukemi sikur kemi të njëjtën moshë, unë me flokë të shkurtër dhe nëna ime është me të vërtetë e gjatë – ajo është 1 e 73 cm; është një zonjë e madhe.”
“Besoj se ata mendonin se ishim në takim.”
Grupi – i përbërë nga dy gra dhe një burrë – atëherë e detyruan Santiagon të shtrihej në tokë dhe e tërhoqën zvarrë nga këmbët.
Për fat të mirë, nëna e saj nuk u sulmua fizikisht.
“Ai më hodhi nëpër restorant,” tha ajo.
“Nuk e di sa larg shkova, por kalova nëpër tavolina, karrige, gota.”
Znj. Santiago më vonë shkoi në spital ku i bënë gjashtë qepje në gju.
Ajo ende duhet të ecë me një shkop dhe tha se do ti duhen disa ditë para se të mund të kthehet në punën e saj si teknike veterinare.
Pronari i lokalit që dukej edhe ai i dehur, nuk bëri asnjë gjë për ti ndihmuar.
Policia po kërkon për një burrë të bardhë me flokë të rënë rreth të 40-ave, dhe dy gra të bardha rreth të 30-ave.
Task Forca kundër krimeve të urrejtjes e departamentit të Policisë së Nju Jorkut po heton gjithashtu./A.A.