Martesa e parë gej ndërmjet dy policëve
Dy policë gej janë martuar në Jerez de la Frontera në Spanjë, në atë që besohet të jetë hera e parë në botë.
Çifti, i përmendur në mediat spanjolle si Chema dhe Jonathan, u martuan me uniformë të plotë të policisë, dhe fotot e çiftit të lumtur kanë dalë nëpër mediat sociale.
Martesat gej janë legalizuar në Spanjë që nga viti 2005.
Chema tha për radiostacionin spanjoll Canal Sur se ai dhe bashkëshorti i tij kanë shumë miq gej në forcat e policisë, duke shtuar: “Në qoftë se kjo ndihmon dikë që ngacmohet në shkollë për shkak të orientimit të tij seksual që ta shohë si diçka normale, atëherë kjo është e mrekullueshme. ‘
Ai shtoi: “Kjo nuk është diçka që duhet të fshihet vetëm për shkak se ju i përkisni një institucioni të veçantë.”
Çifti u martua në Shkollën Mbretërore Andaluziane të Artit të Kalorësimit dhe do të udhëtojë nëpër SHBA, nga Seattle në San Diego për muajin e mjaltit, sipas thelocal.es.
Urime djema!/A.A.