Ka ardhur koha për një Bond gej ose me ngjyrë
James Bond-i i ardhshëm mund të jetë me ngjyrë apo gej, argumenton veterani 007 Pierce Brosnan.
“Sigurisht. Pse jo? ” Ylli irlandez citohet të ketë thënë për revistën e burrave Details kur u pyet nëse mund të imagjinonte një Bond gej.
Brosnan tha se dyshonte nëse producentja e Bond, Barbara Brokoli do të lejonte të bëhej një Bond gej gjatë jetës së saj.
“Por kjo me siguri do ta bënte shikimin interesant,” shtoi ai.
“Le të fillojmë me një aktor të madh me ngjyrë për James Bond. Idris Elba sigurisht ka fizikun, karizmën, prezencën “.
Elba, 42 vjeç, është parë si një pasardhës i Daniel Craig, i cili e ka luajtur agjentin britanik për 10 vitet e fundit.
Brosnan ka luajtur Bond-in në filma Goldeneye, Tomorrow Never Dies, The World is Not Enough dhe Die Another Day në vitet 1990.
Vërejtjet e tij u botuan pesë muaj pasi një tjetër aktor i mëparshëm 007, Roger Moore, u sulmua nga mediat sociale pasi sugjeroi se rraca duhet të jetë një faktor kur të përzgjedhin Bondin e ardhshëm.
Revista franceze Paris Match e citoi atë të thoshte: “Edhe pse James është luajtur nga një Skocez, një Uellsian, një Irlandez, unë mendoj se ai duhet të jetë Anglez-Anglez. Kjo është ende një ide interesante, por jorealiste.
Ylli 87-vjeçar, i cili e luajti 007 në shtatë filma nga viti 1973deri në 1985, tha se vërejtjet e tij ishin humbur në përkthim.
“Një intervistë që dhashë për Paris Match nënkupton se kam thënë diçka raciste për Idris Elba. Kjo është thjesht e pavërtetë “, ka shkruar Moore në Twitter.
“Kur një gazetar të pyet nëse” Bond-i, duhet të jetë anglez “dhe ju jeni dakord, atëherë citimi juaj për Idris Elba, është jashtë kontekstit,” shtoi ai.
Elba i lindur në Londër është djali i një babai nga Sierra Leone dhe një nëne nga Ghana.
Roli i tij më i famshëm deri më sot është roli i ish-presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela në “Mandela: Long Walk to Freedom “.
Romanet origjinale të Bond-it nga Ian Fleming, thonë se agjenti sekret ishte bir i një babai skocez dhe një nëne zvicerane dhe se kaloi shumicën e jetës së tij të hershme jashtë Britanisë.
I mbetur jetim në moshën 11 vjeçare, heroi jeton me një hallë në juglindje të Anglisë dhe është shkolluar në Edinburg./A.A.