Letra e vrasësit të dy gazetarëve në SHBA – Më diskriminonin se isha homoseksual dhe me ngjyrë
Vrasja e djeshme e gazetares dhe kameramanit ishte një ngjarje shokuese. Por shqetësues është dhe vazhdimi i historisë më pas. Personi që qëlloi dhe vrau me armë, ka dërguar një faks në redaksinë e televizionit amerikan ABC News, ku tregon arsyet se përse kreu krimin.
Vester Flanagan, ishte ish-punonjës në të njëjtin stacion WDBJ7, që ishte pushuar nga puna në vitin 2013. Në faksin e dërguar, Flanagan përshkruan vuajtjen prej diskriminimit dhe talljeve nga kolegët e punës për shkak se ai ishte homoseksual dhe me ngjyrë. Arsye që e kishin çuar të bënte krimin.
ABC News bëri të ditur se ka marrë një faks me 23 faqe, i dërguar nga vetë Flanagan, në të cilin ai shkruan se zemërimi i tij ishte “ndërtuar në mënyrë të vazhdueshme dhe tashmë ishte shndërruar në një fuçi baruti që pritej të plaste!!!”
Drejtori i stacionit televiziv, Jeff Marks tha se Flanagan ishte një njeri “jo i lumtur” i cili ishte shoqëruar jashtë ndërtesës së ËDBJ, pasi ishte pushuar nga puna në vitin 2013.
Disa orë më vonë, pasi ndodhi ngjarja, vrasësi postoi një filmim në internet, ku tregon veten e tij që hap zjarr nga shumë afër. Pas përndjekjes nga policia, Flanagan vrau veten./m.g