Anastacia dhe turi i saj i titulluar “Resurrection”
Një nga këngëtaret më të njohura të mijëvjeçarit, Anastacia, performoi dje në mbrëmje për publikun shqiptar. Koncerti u zhvillua në ambientet e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, por vetëm një pjesë e vogël e tij u shfrytëzua për realizimin e koncertit.
Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, këngëtarja e njohur e hiteve të suksesshme, si “Paid my Dues” apo “I’m Outta Love” arriti ta bëjë për vete publikun me çiltërsinë dhe energjinë e saj. Ajo nuk la pa përmendur edhe luftën e saj kundër kancerit, një sëmundje që ka arritur ta mposhtë.
Koncerti, përveçse argëtues, mbështet një nismë tepër humane: forca e femrës në shoqëri. Turi botëror i këngëtares, “Resurrection” (Ringjallje), ishte një mesazh ndërgjegjësues se njerëzit bëhen më të fortë përballë vështirësive./A.A.