Këta djem të guximshëm i mbijetuan ISIS dhe treguan historitë e tyre në OKB
Dy djem gej që u larguan nga Siria pasi jetuan nën pushtimin e ISIS, kanë folur në Kombet e Bashkuara për të treguar se si është të jesh gej nën atë regjim.
Subhi Nahas dhe Adnan folën në një takim historik të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili ishte i pari i këtij lloji për të adresuar çështjet LGBT.
Takimi historiku zhvillua dje me dyer të mbyllura, dhe detajet janë bërë të ditura për shtypin.
Përgjegjësia është pranuar nga ISIS për vdekjen e të paktën tridhjetë burrave të akuzuar për “sodomi”, dëgjoi këshilli.
Nahas tha në takim se ata të cilët akuzohen për homoseksualitet në qytetin e tij sirian IDlib, janë hedhur nga çatitë, dhe turmat brohorisnin, duke përfshirë edhe fëmijët.
“Në shtetin islamik, gejtë gjurmohen dhe vriten gjatë gjithë kohës,” tha Nahas.
Ai tani punon për një organizatë refugjatësh në SHBA.
“Në ekzekutime, qindra banorë të qytetit duke përfshirë fëmijët brohorisnin në mënyrë festive si në një dasëm,” vazhdoi Nahas.
Dy shtete anëtare nuk morën pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB – Chad dhe Angola.
Vende të tjera me histori të diskutueshme për çështjet LGBT ishin të pranishme, duke përfshirë Kinën, Rusinë, Nigerinë dhe Malajzinë, por asnjë nuk foli gjatë takimit.
Më vonë gjatë takimit Nahas tha: “Unë kisha frikë të dilja. As në shtëpi nuk isha i sigurtë, pasi babai im, i cili me dyshim monitoronte çdo lëvizje timen, kishte mësuar se isha gej.
“Unë kam një vragë në mjekër, si shenjë të zemërimit të tij.”
Më pas ai tha: “Kërcënimet me vdekje më kanë ndjekur edhe në Turqi. Një ish-shok shkolle nga Idlib me emrin Khalil i ishte bashkuar Shtetit Islamik.
“Ai më solli fjalë përmes një miku të përbashkët se donte të më vriste, me qëllim që të shkonte në parajsë. Unë isha i tmerruar. ”
Ka pasur një vërshim vrasjesh nga ISIS, të burrave të akuzuar për homoseksualitet.
Muajin e kaluar, një video, e xhiruar në Palmira, tregoi dy burra sirianë që u hodhën nga një ndërtesë përpara se të vriteshin me gurë.
Grupi terrorist, i cili operon kryesisht nëpër Siri dhe Irak, është i njohur për filmimin e videove në të cilat robërit, – zakonisht perëndimorë apo luftëtarë kundërshtarë – masakrohen brutalisht.
Ata kanë xhiruar video të djemve që ata pretendonin se janë gej, duke i hedhur ata nga ndërtesa të larta dhe më pas ti gjuanin me gurë deri në vdekje./A.A.