Donald Trump: Martesat gej janë një çështje e mbyllur
Kandidati presidencial i SHBA Donald Trump ka thënë se vendimi i Gjykatës Supreme për martesat gej është një çështje e mbyllur.
Miliarderi ka thënë më parë se ishte pro “vetëm për martesën tradicionale” dhe tha se gjykata më e lartë e vendit i kishte “braktisur” pas vendimit në qershor.
Por në një intervistë të re me Hollywood Reporter, Trump duket se ka ndryshuar mendje.
Ai tha se kishte marrë pjesë në martesën e pronarit të teatrit në Broadway Jordan Roth, të cilin ai e përshkroi si një “djalë shumë të mirë.”
I pyetur nëse martesat gej ishin një “çështje e mbyllur për GOP(Grand Old Party i referohet partisë Republikane) në këtë pikë,” Trump u përgjigj: “Disa njerëz kanë shpresa të kalojnë amendamente, por kjo nuk do të ndodhë.
‘Kongresi nuk mund të kalojë gjëra më të thjeshta, lëre më këtë. Pra, kushdo që po e kthen këtë në një çështje, po e bën për arsye politike. Gjykata Supreme vendosi. ”
Më pas biseda u kthye nga Caitlyn Jenner dhe politikave transeksuale.
“Si shkoi ai emision? Dikush tha se po shkonte keq, “tha Trump.
“Nuk jam i befasuar nga shifrat. Thjesht mendoj se nuk do t’ju interesojë. Unë e njihja pak kur Bruce ishte një atlet i madh.
“Ai ishte një nga njerëzit më të pashëm që do të shihje ndonjëherë.”
Gjatë kësaj javë, Trump tha se njerëzit nuk duhet të pushohen nga puna thjesht se janë gej, duke e bërë atë më miqësorin me LGBT-të nga 16 kandidatët republikanë të mbetur./A.A.