Artan Fuga: Edhe një herë për motrën e vogël Kajtazi
Profesor Artan Fuga, ka lëshuar një tjetër kritikë ndaj mediave, për mënyrën si po e trajtojnë historinë e dy motrave Kajtazi.
Shkrimi i plotë:
Mos e përdorni qytetarin sikurse Arusha përdorte lepurin për tu fshirë…
Edhe një herë për motrën e vogël Kajtazi
Po, po, sigurisht që kemi probleme sociale në familje, pse fshatin që duket do të na tregoni me kallauz? Sigurisht duhen trajtuar, por ato nuk mund të trajtohen si në mbledhjet e Frontit demokratik, apo me fushata si ato kundër doktor Zhivagos, për të trajtuar ato nuk duhet të sakrifikojme të drejtat e një minoreneje si motra e vogël Kajtazi.
Mos ta bëjmë si legjenda kriminale e Rozafës, e mbështetur mbi tradhëtine dhe sakrifikimin e individit të gjore për hir të interesave të grupit, sepse fundja ne me këtë mentalitet jemi edukuar, për të ndërtuar kështjellën, sakrifikuan beben e vogël tradhëtisht njerëzit e shtëpisë, vjehrra dhe kunatat bashkë me xhaxhallarët, nën këshillën e një maskarai plak që kalonte aty pari, duke i murosur nënën, të shkretën.
E jo, sistemi i vërtetë i të drejtave të njeriut nuk e lejon këtë, nuk pranon që gjoja për një çështje të përgjithshme të shkelen të drejtat e një njeriu.
Një minorene, ka po aq të drejta për të ruajtur dinjitetin e saj sa edhe një deputete ose minister, apo çun a gocë pasunori. Kush nëpërkëmb të drejtat e fëmijëve duhet të vendoset përpara përgjegjësisë që të mos e bëjë më, dhe s’ka avokat të paguar a të papaguar që ta zhbëjë këtë.
Kjo eshte Europa që duhet ta mësojmë njëherë, sepse ende kemi mentalitete rozafiane në tru, pastaj të pretendojmë të integrohemi atje.
Këtë duhet ta fusim mirë në kokë dhe të mos e harrojmë këtë mësim sepse aty nis dinjiteti i njeriut.
Jemi mësuar ta bëjmë leckë për të fshirë xhamat e ndërtesave të zyrave dinjitetin e njeriut, por një ditë kësaj do t’i vijë fundi. Probleme sociale sigurisht ka, por problemi i parë social dhe politik që kemi është, ai me uluritësi, se qytetari është si lepuri që e përdorte si leter higjenike arusha për të fshire b…
Në rregull?
As emrin e një minoreni nuk ka te drejtë media te përdorë,
as intervista nuk ka të drejtë media t’i marre pa pranine e nje avokati të vendosur nga shteti apo një madhori që ka autoritet ligjor,
Pale më ta përdhosi duke shfaqur imazhet e saj nëpër gjyqe apo foto personale apo duke i botuar intervista pa kontroll si diarrhe bebeje në verëe.
Sepse përndryshe është kriminale. Mos fshihemi pas gishtit duke thënë se jo po se kështu trajtojme një problem social, jo se kështu i shërbejmë opinionit publik.
Pse nuk e di unë këtëe???
Përndryshe hajde trajtojmë edhe ca gjëra të tjera intime dhe personale të pasunarve, politikanëve, intelektualëve sepse fundja për cdo qime a muskul të trupit të njeriut, mbrapa ka njeë problem social.
Cfarë thoni mo?
Lëreni te qete motrën e vogeël Kajtazi, edhe të madhen madje…
Ka të tjera mënyra per t’i trajtuar e zgjidhur problemet sociale dhe jo duke transformuar hallet intime e familjare nëshfaqje big brodher-i informativ.